Erdhi dimri! Përmbytje dhe ulje temperaturash nën zero gradë

Nga Ornela Joti
10 Tetor 2026, 16:10 | Aktualitet

Mesi i tetorit vjen me ndryshime të kushteve të motit. Kjo fundjavë do të ketë rreshje intensive duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit. Ndërsa javën e ardhshme, vishni xhupat pasi dimri mbërrin para kohe.

Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Italinë e shtrin ndikimin e saj edhe mbi vendin tonë. Rreshjet intensive të kësaj fundjave, veçanërisht të dielën e 11 tetorit do të shkaktojnë përmbytje në shumë zona të vendit.

Meteorologia e A2CNN, Tanja Porja, tregon se cilat janë qytetet që rrezikohen nga përmbytja: “Vlora, Gjirokastra, Përmeti, Lezha, Durrësi, Fushë-Kruja dhe Laçi”.

Përmbytjet janë të përkohshme, thotë Tanja Porja, por edhe dimri duket se po vjen më herët këtë vit.

Mesi i tetorit sjell temperatura tipike të stinës së ftohtë. Kështu, nga mëngët e shkurtra duhet të kaloni menjëherë tek xhupat. Deri mësditën e së dielës, sasinë më të madhe të rreshjeve do ta marrë zona perëndimore dhe jugu i vendit me 70 deri 100 mm shi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos