Banorë të Selenicës një prej bashkive që shkrihet pas votimit në Kuvend të reformës territoriale, shprehen të zhgënjyer me qeverinë dhe deputetin që i përfaqëson. Ata janë skeptikë mbi shërbimet që merrnin pranë bashkisë së tyre pasi në të ardhmen bashkia e tyre do të jetë ajo e Vlorës.
Një ditë e zymtë në Selenicë pak orë pas votimit në kuvend të reformës territoriale që e shkrin këtë bashki dhe e bën pjesë të bashkisë së Vlorës. Zymtësia nuk vjen vetëm nga reshjet e shiut, por edhe nga zhgënjimi i banorëve të cilët e cilësojnë këtë votim në kundërshtim me interesin e tyre.
Ndihen të zhgënjyer edhe nga deputeti i zonës i cili u kishte premtuar që nuk do ta votonte këtë reformë, ndërsa ndihen gjithnjë e më larg shërbimeve që i merrnin në bashkinë e tyre.
Bashkia e Selenicës do të bashkohet me Vlorën dhe do të jetë në administrim nga kjo e fundit. Muajt e fundit, diskutimet për territorialen, ndezën një sërë protestash në bashkitë që reforma i bashkon me qytetet e mëdha që kanë pranë. (A2 Televizion)