Fushata nuk ndihet në Himarë, sezoni turistik në kulm, por bizneset nuk po marrin atë që prisnin

Nga Denisa Pasholli
30 Korrik 2024, 12:50 | Aktualitet

A2 CNN udhëtoi këtë fillim jave në Himarë, që ka hyrë zyrtarisht në fushatë zgjedhore. Janë zgjedhje në pikun e sezonit veror, por qe duket se as vendasit e as pushuesit nuk i shqetësojnë. Ne fakt, fushata ne bregdet as nuk ndihet fare.

Është fund korriku, fillim gushti. Himara duhet të vlonte nga turistët, si çdo sezon veror, me vendasit që me sytë janë nga ata që i gjenerojnë para, mjaftueshëm përpjesën tjetër të vitit.

Është vapë, nxehtë. Zemra e qytezës në jug, një nga më të preferuarat është e gjallëruar, megjithatë vetë ata që çdo ditë mbeten në pritje të turistëve, nuk janë shumë të kënaqur, as shumë optimistë, për këtë sezon veror.

Gjithsesi, askush nuk mendon se zgjedhjet e 4 gushtit, në zemër të sezonit veror, kanë ndikuar negativisht. Madje, ata që merren me biznes, as nuk e mendojnë fare këtë pjesë, sepse shfrytëzojnë ditët. Edhe një muaj í ka mbetur. Vajza që thotë nuk do votoj fare. Ethet e fushatës, të paktën për ata që ditët e nxehta këtë verë kanë menduar ti kalojnë në Himarë, Qeparo, Borsh apo Dhërmi, nuk i ndjejnë fare.

Në qytet nuk ka postera elektoralë. Bashkia vazhdon punën normalisht, për të mos treguar se punonjësit janë përfshirë në fushatë. Fushatën nuk e ndjejnë as ata që Himarën e kanë zgjedhur nga larg, nga shumë larg, si ky grup të rinj nga Australia që kanë dëgjuar kaq shumë, për ato që vitet e fundit, janë konsideruar si Maldivet e Europës, jugun e Shqipërisë.

Nëse pyet banorët e Himarës, për dy kandidatët në garë për Bashkinë, zor se të përgjigjen. Pas kamerës thonë se zgjedhjet në gusht nuk kanë kuptim por në vend që të merren me politikë, zgjedhin hijen e pemëve për të pushuar apo edhe kafenetë përgjatë shëtitores, që ditën janë të tejmbushura.

Vendasit presin që kryebashkiaku i tyre i ri, ndryshe nga sa ndodhi në 14 muajt e fundit me historinë e Alfred Belerit, e më pas arrestimit të Jorgo Goros në detyrë edhe pas 14 majit, të mendojë për qytetin. Nga gjelbërimi, taksat e mbështetja e biznesit të vogël e të mesëm.

Himarën e lëmë kështu, mes zhurmës së të huajve, plazhit, biznesit në pritje që të kenë më shumë punë në gusht nga sa patën në korrik, e me shezllonet, që këtë vit nuk janë aq plot sa pritej. Ndryshe nga dita, nata sjell pak më shumë gjallëri. Makina, trafik, drita e muzikë. Siç i shkon për shtat një nate vere, të gjatë e në relaks, për ata që jugun e kanë menduar zgjedhjen e tyre edhe këtë vit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos