GENER 2: Të respektohet protesta paqësore, shteti të garantojë sigurinë e punonjësve dhe bizneseve

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 16:42 | Aktualitet

GENER 2: Të respektohet protesta paqësore, shteti të

Shoqëria GENER 2 ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit.

Duke shprehur shqetësim për sigurinë e qytetarëve, punonjësve dhe bizneseve, ajo u kërkon institucioneve të reagojnë me maturi, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore.

Reagimi i plotë:

Në krye të këtij reagimi, shoqëria GENER 2 thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore si pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike.

Si e tillë, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të shoqërohet me respektimin e sigurisë së qytetarëve, punonjësve, pronës publike dhe asaj private.

Në dritën e zhvillimeve të fundit, Gener 2 shpreh shqetësimin për sigurinë dhe vijimësinë e aktivitetit të bizneseve, duke sjellë drejtëpërdrejtë pasoja për mijëra punonjës, familjet e tyre, klientët dhe partnerët e aktivitetit ekonomik.

Si një shoqëri që në të shkuarën e në të sotmen, ka pësuar dëme nga akte vandalizmi, e konsiderojmë të domosdoshme marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e situatave që po rrezikojnë njerëzit dhe pronën.

I bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese të veprojnë pa vonesë, me përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe maturi, në përputhje me ligjin dhe me respekt të plotë për të drejtat e qytetarëve.

GENER 2 mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si punëdhënës për mbrojtjen e punonjësve dhe si investitor për përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve e partnerëve, ku njëjtë siç presim që institucionet përgjegjëse të garantojnë kushtet e sigurisë për vijimin e aktivitetit, ashtu edhe që e drejta për protestë paqësore të respektohet plotësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos