Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 14:39 | Aktualitet

Protestuesit kanë sulmuar me mjete të forta një bankë të nivelit të dytë në zonën e 9-katësheve në Tiranë, duke thyer xhamat e godinës dhe duke dëmtuar bankomatin.

Gjatë incidenteve, studentët dhe gjimnazistët kanë goditur bankën me mjete metalike. Po ashtu, protestuesit i kanë vënë zjarrin një infopoint-i që ndodhej pranë saj.

Ngjarja vjen pas përplasjeve të forta të shënuara më herët gjatë protestës në Tiranë, në zonën e Ministrisë së Arsimit, pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar, me incidente në disa zona të kryeqytetit dhe ndërhyrje të forcave të policisë për shpërndarjen e turmave.

Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos