Gjendet një breshkë e plagosur në kokë në plazhin e Semanit, banorët e kthejnë në ujë

Nga Çaku Tafa
17 Qershor 2024, 21:40 | Aktualitet

Një breshtë uji e plagosur në kokë është parë në plazhin e Semanit këtë pasdite të sotme.

Breshka e llojit Kareta- Kareta është parë nga një banor i zonës, i cili ndodhej me familjen për të kaluar disa orë qetësie në këtë plazh.

Ai ka pohuar se e ka parë breshkës në zonën e Akërnisë dhe të goditur në kokë e ka marrë dhe e ka futur në ujin e detit.

Breshka ka pasur një peshë rreth 70 kg. Disa minuta më pas breshka pasi ka rimarrë veten është larguar nga bregu duke notuar në ujrat e detit në Seman të Fierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos