Hallet e zjarrfikësve, mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
20 Gusht 2025, 14:34 | Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë që kanë repartet zjarrfikëse.

Një problematikë e tillë u evidentua edhe në takimin e zhvilluar në Prefekturën e Fierit me shefat e reparteve zjarrfikëse të qarkut, përfaqësues të drejtorive lokale të policisë dhe me prezencën e këshilltarit të Ministrit të Brendshëm, shkruan A2 CNN. Mungesat e reparteve zjarrfikëse në mjete dhe personel, por edhe problematikat me infrastrukturën dhe mungesën e hidrantëve, u pranuan edhe nga prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko.

Ndërsa për këshilltarin e Ministrit të Brendshëm, Flamur Mamaj, evidentimi i problematikave që kanë repartet zjarrfikëse, së bashku me infrastrukturën dhe gjithçka tjetër që duhet përmirësuar, do të adresohen në një strategji kombëtare që pritet të hartohet për mbrojtjen kundër zjarreve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos