
Pasditen e sotme janë shfaqur sërish vatra zjarri në ish-fushën e mbeturinave të Vlorës. Flakët janë regjistruar në dy zona të ndryshme, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Menjëherë ka nisur puna për shuarjen e tyre, ku janë angazhuar mjetet zjarrfikëse, si dhe ato të ndërmarrjes së shërbimeve publike të bashkisë Vlorë, me synim që zjarri të vihet nën kontroll dhe të mos përhapet më tej.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )