Në zonat ‘Kodra e Diellit’ dhe ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë do të ketë reduktim të përkohshëm të ujit të pijshëm.
Përmes një njoftimi, Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. ka bërë të ditur se kjo ndërprerje e ujit do të jetë për shkak të punimeve në rrjet.
UKT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se ekipet e tyre do të jenë në terren për të përfunduar sa më shpejtë punimet, shkruan A2 CNN.
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a. njofton se, për shkak të punimeve në rrjetin e furnizimit me ujë, në:
Zonën “Kodra e Diellit”
Zonën “Komuna e Parisit”
do të ketë reduktim të përkohshëm në furnizimin me ujë të pijshëm.
UKT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, dhe ju siguron se ekipet tona janë në terren për të përfunduar punimet sa më shpejt.
Faleminderit për mirëkuptimin.
(A2 Televizion)