Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura

Nga Edi Ruçi
19 Gusht 2025, 19:27 | Aktualitet

Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura kanë nisur menjëherë punën për shuarjen e flakëve në zonën e Lapardhas, në territorin e bashkisë Selenicë.

A2 CNN mëson se në vijim pritet të mbërrijë edhe një helikopter i tretë për të ndihmuar në operacionin për shuarjen e zjarrit që përfshiu pasdite zonën me bimësi dhe shkurre.

Forcat zjarrfikëse të Vlorës janë vënë sakaq në gatishmëri, pasi era e fortë rrezikon përhapjen e zjarrit drejt Shashicës, që u shkrumbua më herët gjatë këtij muaji.

Autoritetet po ndjekin nga afër situatën që mbetet ende e vështirë, pasi flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos