Marshuan përgjatë qendrës së qytetit me foton e tij në duar. Këta janë kolegët e Grei Bihucit, 19-vjeçarit që humbi jetën të hënën e 11 marsit në qendër të qytetit të Fierit.
Një konflikt banal mes një grup të rinjsh bëri që Grei të merrte një goditje me thikë, e cila rezultoi fatale për të.
19-vjeçari punonte si kamerier në një pastiçeri të qytetit, teksa ndiqte një shkollë profesionale. Në vendin e ngjarjes kolegët vendosën lule dhe ndezën qirinj në përkujtim të të 19-vjeçarit.
Me lot në sy atë shprehën gjithë kujtimet që ruajnë nga Grei, si një djalë i sjellshëm dhe shumë punëtor.
Për ngjarjen e rëndë, Policia ka arrestuar një 18-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me thika ndaj viktimës dhe shokët të tij, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)