Hoxhara e Re, pjesë e bashkisë Fier prej javësh është pa ujë të pijshëm.
Për banorët e zonës situata është e përvitshme ndërsa nga muaji maj deri në shtator ata nuk kanë ujë. Për këtë arsye ata u ngritën në protestë edhe një herë.
Situata ka prekur dhe vaditjet ndërsa ankesat e shumta nuk kanë gjetur zgjidhje nga njësitë administrative apo dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve. (A2 Televizion)