Lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në disa qytete të Shqipërisë, mesnatën mes së shtunës dhe të dielës.
Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja sizmike me magnitudë 4.2 Rihter u shënua në orën 00:16, teksa epiqendra e saj ishte në Shalëz të Elbasanit, rreth 3 km në perëndim të Cërrikut.
Nga raportimet, mësohet se lëkundjet të cilat relativisht zgjatën për disa sekonda, janë ndjerë në Tiranë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe disa qytete të tjera, fatmirësisht pa shkaktuar dëme. (A2 Televizion)