Ilir Meta lë burgun për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait

Nga A2 CNN
2 Qershor 2026, 07:54 | Aktualitet

Ilir Meta lë burgun për të marrë pjesë në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë ambientet e burgut “313” nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve.

A2 CNN raporton se në orën 07:00 të mëngjesit, Meta është nisur drejt fshatit Çepan, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së babait të tij, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Leja e përkohshme është dhënë për t’i mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore familjare, ndërsa gjatë gjithë kohës ai shoqërohet nga efektivë të Policisë së Burgjeve, sipas procedurave ligjore në fuqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos