Kërkohet ndihma e institucioneve, ndotje e rrezikshme mjedisore për banorët e Frakullës

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
1 Qershor 2026, 13:40 | Aktualitet

Banorë të Frakullës së madhe në bashkinë e Fierit po përjetojnë ndotje të vazhdueshme të mjedisit ku jetojnë për shkak të djegieve në ambient të hapur të mbetjeve të ndryshme. Zjarret ndizen nga disa familje rome që jetojnë në zonë, ndërsa institucionet lokale duken të pafuqishme të normalizojnë situatën.

Një katastrofë mjedisore që përsëritet në mënyrë periodike e kanë cilësuar banorët e Frakullës së Madhe në bashkinë e Fierit, situatën që përjetojnë me djegien e mbeturinave të ndryshme anës rrugës. Dhe në fakt pamjet tregojnë më shumë se çdo përshkrim që mund ti bëhet me fjalë kësaj situate që shkaktohet nga dora njerëzore.

Sipas banorëve të zonës kjo situatë vjen nga një komunitet rom që jeton në atë zonë dhe po sfidon jo vetëm rregullat dhe ligjet, por po dëmton rëndë edhe shëndetin e qindra banorëve të tjerë.

A2 CNN u interesua edhe pranë bashkisë së Fierit që administron këtë zonë.

Përveç zjarreve banorët e Frakullës së madhe ankohen se fëmijët romë të moshës minorene lëvizin me shpejtësi edhe me mjete dhe motomjete duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve dhe fëmijëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos