
Hiqet teli me gjemba përgjatë rrethimit në Portonovë të Zvërnecit.
Teli me gjemba ishte vendosur mbi dhe përgjatë rrethimit ku po kryhen punime, ndërsa ai është hequr gjatë ditës së dielë nga vetë investitorët e projektit, shkruan A2.
Ndërkohë, gjatë kësaj të hëne, situata në zonë është e qetë, ndërsa nuk ka lëvizje mjetesh të rënda dhe as punime në brendësi të kantierit. (A2 Televizion)