Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shfrytëzoi një konferencë për mediat për të sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumanin. Meta u shpreh se Dumani është takuar me agjentin e FBI, Charles McGonigal si dhe ka kërkuar prej një të dënuari të dëshmonte kundër tij në kohën kur ka qenë President.
“Pse çfarë prisni ju që të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar McGonigal? Afërmendsh që askush nuk e pret këtë. Çfarë prisni ju që kushëriri i Nuredinit ka vajtur në Fier disa herë tek zoti Kastriot Ismaili i dënuar në atë kohë duke iu lutur që të bënte dëshmi kundër Ilir Metës president, pse Ilir Meta mbronte Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që ai të dilte nga burgu. Nuk presim sinqeritet e integritet nga një i papërgjegjshëm, nga një delinkuent që thotë publikisht se gjykata do vendosë atë që thotë prokuroria. Nuredini vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit politik në vend”.
(A2 Televizion)