Kallas do të viziton Kosovë: Ja pse duhet të vazhdojë dialogu Beograd-Prishtinë

Nga Tomorr Avdia
14 Prill 2025, 18:47 | Aktualitet

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas ka paralajmëruar vizita në Kosovë e Serbi gjatë gjysmës së dytë të muajit maj.

Duke folur pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, kryediplomatja europiane ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

"Është e qartë se normalizimi i raporteve është i një rëndësie të madhe dhe kjo është arsyeja pse dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë.

E kemi emëruar një përfaqësues të ri special  për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe unë po ashtu do t’i vizitojë këto dy vende gjatë pjesës së dytë të majit”, ka thënë ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos