Dëmtimi i transformatorit të energjisë elektrike ka lënë pa energji elektrike me qindra familje dhe biznese në Starovë të Pogradecit.
Sipas të dhënave një kamion ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore dhe gjatë manovrimit ka goditur transformatorin duke shkaktuar rrëzimin e tij dhe ndërprerjen e energjisë.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe punonjës të OSHEE të cilët po punojnë për riparimin e dëmit i cili rezulton të jetë i rëndë, për këtë arsye edhe për orë të tjera zona do të jetë pa energji deri në riparimin e dëmit të shkaktuar.
Ndërkohë grupi hetimor i policisë ka nisur hetimet mbi aksidentin dhe po merr në pyetje drejtuesin e mjetit.
Pa energji kamë mbetur me qindra familje që jetojnë përgjatë rrugës së Drilonit, aksi rrugor dhe disa familje të tjera pranë zonës, numri i të cilave arrin në rreth 300 të tilla.
(A2 Televizion)