Klodian Skënderi zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 22:25 | Aktualitet

Klodian Skënderi zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë

Avokatët e kryeqytetit kanë zgjedhur kolegun e tyre, Klodian Skënderaj, në krye të Dhomës së Avokatisë Tiranë për një mandat 4-vjeçar.

Burime për gazetarin e A2CNN Armand Bajrami bëjnë me dije se nga 774 pjesëmarrës në procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme, 569 prej tyre kanë votuar për kandidatin Klodian Skënderaj. Në rend zbritës, ai është ndjekur nga kandidati Lulzim Alushaj me 88 vota dhe kandidati Saimir Vishaj me 43 vota.

Për kreun e Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë kandiduan gjithsej 8 avokatë.

Në procesin zgjedhor të së premtes, avokatët votuan gjithashtu edhe për Këshillin Drejtues dhe Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Me këtë rezultat, Klodian Skënderaj do të drejtojë Dhomën Vendore të Avokatisë Tiranë për katër vitet e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos