Zjarr në Hoshtimë të Vlorës, flakët rrezikojnë të përhapen për shkak të erës

Nga Edi Ruçi
22 Maj 2026, 19:16 | Aktualitet

Zjarr në Hoshtimë të Vlorës, flakët rrezikojnë

Një zjarr raportohet në fshatin Hoshtimë, në njësinë administrative Qendër të Bashkisë Vlorë.

Flakët, të cilat kanë përfshirë ferra dhe shkurre, rrezikojnë të përhapen më tej për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos