Velagoshti i harruar, rruga e prishur cenon dhe rrezikon jetën e banorëve

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 14:42 | Aktualitet

Tre kilometra rrugë me gropa dhe gurë, pa folur për elemente të tjera sigurie, që lidhin fshatin e Velagoshtit me rrugën kryesore që të çon në Kuçovë, janë shkaku kryesor jo vetëm i braktisjes së këtij fshati, por edhe i vështirësive ekstreme të atyre banorëve që jetojnë akoma atje dhe të atyre që detyrohen të mbajnë në punë tokat dhe pemëtarinë e tyre.

Rruga është shumë problematike edhe për rastet e emergjencave shëndetësore.

Kur i pyet nëse janë ankuar apo kanë marrë ndonjë përgjigje nga pushteti lokal, një prej banorëve jep këtë përgjigje:

Në lidhje me këtë problematikë të këtyre banorëve, nga Bashkia e Kuçovës nuk ka asnjë reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos