Takimi në Shkodër, AZHBR tregon skemat e mbështetjes, fermerët hallet

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
26 Maj 2026, 14:40 | Aktualitet

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka organizuar në Shkodër një takim informues mbi skemat e mbështetjes së kësaj agjencie për fermerët dhe blegtorët e zonës, si dhe kushtet që duhet të plotësojë secili për të përfituar nga këto skema.

Por, ashtu si edhe në takime të mëparshme, hallet e vetë fermerëve duket se kanë zbehur ndikimin e këtyre skemave, të cilat nuk po ndikojnë as në rritjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, dhe as në ekonominë e fermerëve.

Në fakt, skemat e mbështetjes ndaj fermerëve dhe blegtorëve, me gjithë ndryshimet e përvitshme, duket se nuk po japin efektin e duhur në prodhimet bujqësore dhe blegtorale në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos