
Vlora ka çelur sezonin turistik 2026 me një koncert spektakolar në "zemër" të Lungomares, shkruan A2CNN.
Mijëra qytetarë dhe turistë kanë mbushur sheshin për të festuar nisjen e një sezoni që premton të jetë fantastik për qytetin bregdetar.
Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Muzika, fishekzjarret dhe energjia e publikut e kthyen Lungomaren në epiqendrën e festës.
Aktivitetet e organizuara gjatë gjithë ditës, nga garat sportive deri te spektaklet artistike, sollën gjallëri në çdo cep të qytetit, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik konfirmoi edhe një herë Vlorë si një nga destinacionet më të preferuara të verës në Shqipëri. (A2 Televizion)