Në Tiranë po zhvillohen punimet e konferencës së 63-të të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA), që është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të medias në Evropë. Për herë të parë, delegacione nga 42 vende të Evropës mirëpriten në Shqipëri nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, si vendi organizator i konferencës që mbahet në datat 20-22 Maj 2026.
“Është absolutisht thelbësore që EPRA të mbetet rreptësisht neutrale dhe jopolitike në qasjen dhe në operacionet e saj. Të qenit një rrjet neutral dhe jopolitik është një vlerë dhe angazhim shumë i fortë që e ka fuqizuar EPRA-n dhe e ka bërë atë një rrjet të besueshëm dhe afatgjatë për rregullatorët e medias. Ju falënderoj, si gjithmonë, për mirëkuptimin tuaj dhe për respektimin e vlerave tona”, tha Sink Stephanie Comey, transmeton A2 CNN.
“Ky është eventi më i madh që Autoriteti i mediave audiovizive ka zhvilluar ndonjëherë dhe në fakt është event i madh sa herë që platforma europiane e rregullatorëve audioviziv mblidhet, të gjithë anëtarët EPRA-s mundim të shpërndajmë informacion të domosdoshëm, praktikat më të mira dhe se si i implementojmë, pra se si i zbatojmë. në ligjet tona kombëtare të gjithë jo vetëm aktet europiane, por edhe rregullore apo akte të tjera nënligjore se si të përmirësojmë dhe të shëndoshim mjedisin mediatik”, tha kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
Ndër të tjera, kryetarja e AMA-s u rikujtoi mediave rolin e rëndësishëm të tyre informues ndaj publikut, brenda kornizave të etikës dhe profesionalizmit. “Lajm nuk është trauma. Lajm nuk është dhimbja dhe patjetër që këtë thirrje ne do ta bëjmë në vijimësi, por e kemi sot në legjislacionin tonë. Por patjetër ne do të zhvillojmë edhe më shumë, le të themi takime formale dhe informale me të gjithë gazetarët apo të gjithë të rinjtë që i bashkohen sektorit të medias”, shtoi ajo.
Në fund të kësaj konference, u vendos që mbledhja e 64-t e EPRA-s do të zhvillohet në Irlandë vitin pasardhës. (A2 Televizion)