
U plagos brenda mjetit të policisë,gjatë shoqërimit drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë të 45-vjeçarit që e plagosi,ky është efektivi i policisë Arsen Toska,që ndodhet ende në Spitalin e Traumës në Tiranë,me dëmtime dhe palëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtëm. I arrestuari Zamir Skënderi ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se "nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike", shkruan A2CNN.
Personi në foto është efektivi i policisë Arsen Toska,që ndodhet ende në Spitalin e Traumës në Tiranë,me dëmtime dhe palëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtëm. Ai u plagos me armën e tij të shërbimit mbrëmjen e kësaj të hëne nga 45-vjeçari Zamir Skënderi,gjatë shoqërimit të këtij të fundit nga Fieri drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë.Burime brenda grupit hetimor kanë konfirmuar se 45-vjeçari i arrestuar është marrë disa herë në pyetje dhe ai ka deklaruar se "nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike".
Paralelisht me hetimet që po kryhen për këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, hetime po kryen në lidhje me kryerjen apo jo nga ana e efektivit të policisë të proçedurave standarte të shoqërimit nga ana e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, ndërkohë që mbetet ende duke u hetuar edhe fakti se përse Zamir Skënderi nuk u kontrrollua nga Policia e Fierit gjatë shoqërimit të tij në këtë Komisariat por u lejua të hipte me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike Kokainë në automjetin e policisë,ku ndodhi edhe ngjarja.
Plagosja e efektivit të policisë Arsen Toska,20-vjeç,ndodhi mbrëmjen e kësaj të hënë në fshatin Kutalli në Dimal.Ai ishte pjesë e efektivëve të Patrullës së Përgjithshme dhe një shtetas që po e shoqëronin i mori armën e shërbimit dhe e plagosi.Autori u kap në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë. (A2 Televizion)