Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Lezhë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 17:13 | Aktualitet

Konfirmohet murtaja afrikane e derrave në Lezhë

Kampionet e dërguara nga kadavra e derrave të butë dhe të kryqëzuar, prej Shërbimit Veterinar Rajonal të Qarkut Lezhë, në Laboratorin e Referencës – Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në datën 26.12.2024, kanë rezultuar pozitive me testin konfirmator RT – PCR, për praninë e sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave.

Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër dhe shoqërohet shpesh me ngordhje të tyre.

Kjo sëmundje mund ta ndikojë rëndë produktivitetin e sektorit të mbarështimit të derrave dhe ka një potencial jashtëzakonisht të lartë për përhapje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos