Kosto e lartë, fitim i ulët, tre herë më pak bagëti në juglindje të vendit

Nga Gazment Janku
23 Prill 2026, 17:25 | Aktualitet

Sektori i blegtorisë sa vjen dhe tkurret në juglindje të vendit. Sipas të dhënave në katër pesë vitet  fundit, numri i krerëve që mbarështohen është tre herë më i ulët.

Nga 300 mijë krerë që numëroheshin në viti 2022, aktualisht numërohen vetëm 100 mijë krerë, kryesisht të imëta.

Vetë blegtorët tregojnë vështirësitë që po hasin dhe uljen e numrit të krerëve si pasojë e rritjes së kostove dhe uljes së çmimit të qumështit.

Banorë të zonave malore të bashkive Korçë, Maliq dhe Kolonjë kanë si aktivitet kryesor për të ardhurat e tyre atë blegtoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos