Gjendet një breshkë e ngordhur në bregdetin e Vlorës, dyshohet se u kap në rrjetat e peshkimit

Nga Edi Ruçi
23 Prill 2026, 10:48 | Aktualitet

Gjendet një breshkë e ngordhur në bregdetin e Vlorës,

Një breshkë e ngordhur është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në bregdetin e Vlorës, në zonën e Radhimës.

A2  CNN raporton se dyshohet që ngordhja ka ardhur si pasojë e ngecjes në rrjetat e peshkimit, të cilat shpesh hidhen shumë afër vijës bregdetare.

Pamjet janë filmuar gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të shkojnë në vendngjarje për të bërë marrjen e  breshkës dhe për të hetuar shkaqet e plota të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos