
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni…” Kështu shkruan presidenti Bajram Begaj për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur Rexhep Qosja. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar e cilëson atë një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjarët të tij.
“Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, shkruan Begaj.
Akademiku Rexhep Qosja u shua në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në kulturën shqiptare.
Përveç veprimtarisë akademike, Rexhep Qosja është njohur edhe si një nga zërat më të fortë dhe shpesh polemikë në debatet publike shqiptare. Ai ka trajtuar çështje që lidhen me identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri. (A2 Televizion)