Vdekja e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 13:05 | Aktualitet

Vdekja e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban një

Akademiku shqiptar, Rexhep Qosja, është ndarë sot nga jeta. Njoftimin e ka dhënë në rrjetet sociale familja e tij, ku ceremonia e lamtumirës është zhvilluar vetëm me praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, njoftoi familja.

Për ndarjen nga jeta të akademikut, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u tha deputetëve lajmin e hidhur dhe kërkoi një minutë heshtjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos