Kulinari dhe histori, bujtina që të ofron reliket origjinale të luftës italo-greke

Nga Gazment Janku
18 Shkurt 2024, 11:10 | Aktualitet

Peshtani i Tepelenës,84 vite më parë u bë një nga zonat më të nxehta të luftës italo-greke. Afro një shekull më pas nga kjo betejë, një pjesë e historisë së kësaj lufte gjendet e ekspozuar në një bujtinë të kësaj zone.

Mirela, pronarja e bujtinës, përveç kulinarisë dhe natyrës që të ofron, ka ngritur edhe një minimuze, me relike të mbetura nga kjo luftë. Që nga fotografitë, helmetat e thikat e ushtarëve e deri tek predhat, mbetjet e artilerive dhe samarët e kafshëve që transportonin armët e rënda. Të gjitha këto të mbledhura nga vetë e zonja e bujtinës.

Përveç materialeve të ekspozuara vizitorët janë të interesuar edhe për guidë në shtigjet ku janë zhvilluar luftime mes ushtarëve grekë dhe atyre italianë.

Duke parë interesin e lartë e vizitorëve për këtë luftë, pronarja e bujtinës shprehet se është bërë imediate përmirësimi i ekspozimit të relikeve të luftës si dhe emërtimi i tyre. Ndërsa në mënyrë kategorike ka kundërshtuar kërkesat për shitjen e tyre.

Kjo është një tjetër histori kur e kaluara po i shërben të tashmes, si për të afruar vizitorë aq edhe për të reflektuar mbi pasojat dhe ato që lë pas lufta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos