“Kundër gangove me pushtet”, Lapaj: Koha për të zbritur në shesh!

Nga A2 CNN
13 Gusht 2024, 18:13 | Aktualitet

“Kundër gangove me pushtet”, Lapaj: Koha për të

Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale bën thirrje për pjesëmarrje në një marshim ditën e hënë më 19 gusht në orën 19:30 në Sheshin Skënderbej “Kundër gangove me pushtet”, siç e ka quajtur ai, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë ku u dhunuar për vdekje Egli Proga, krim i cili u tentua të fshihej.

Lapaj shkruan se “gangot që vrasin nuk duhen lënë rehat”. Në postimin e tij, Lapaj përmend edhe ngjarje të tjera si skandali i Onkologjikut, por edhe atë të mikrokredive.

“Koha për të zbritur në shesh! Gangot që vrasin nuk duhen lënë rehat. Opo 5 veta...10 veta...sa të jemi, por nuk duhen lënë rehat. E rrahën barbarisht! E lanë në rrugë! Ambulanca vonoi gjysmë ore edhe pse ngjarja ndodhi 5 minuta larg spitalit! Policia tentoi të fshihte ngjarjen duke e raportuar si vdekje aksidentale nga alkooli! Drejtësia nuk e pa të arsyeshme të kërkonte dhe jepte masë sigurimi arrest me burg për bashkëpunëtorët! Thonë se për autorin është ngritur akuza e "Vrasjes nga pakujdesia"!

Para 1 muaji u provua se luhej me jetën e pacientëve me kancer.

Para 2 muajve një njeri u vetflijua nga skema e fajdeve të lejuara nga Banka e Shqipërisë.

Prandaj, ditën e hënë do marshojmë nga Sheshi Skënderbej te Kryeministria në orën 19.30.

Ata nuk mund të pushojnë rehat ndërkohë që ne vdesim!” shkruan Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos