Teologu Eni Kokomani, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se në Iran ka pasur të vrarë jo vetëm nga protestuesit, por edhe nga policët.
“Thuhej që dolën disa grupe të cilat ushtruan dhunë ndaj policëve dhe policët në ditët e para nuk kishin leje për t'u përgjigjur. Madje, as armë nuk kishin dhe madje kam parë dhe video me policë të masakruar, që i ka shpërndarë shteti. Tani, se kush e ka fajin, kush filloi i pari… Unë s'kam qenë aty se s'kam dalë në protesta të shoh se kush filloi i pari. Por, që ka pasur të vrarë nga të dyja palët, kjo as që diskutohet”, tha Kokomani.
“Ne shqiptarëve s'na intereson fare se si është Irani dhe për ne nuk bën asnjë lloj ndryshimi. Për ne, e rëndësishme të zgjidhim këto hallet tona që kemi në vendin tonë, ato fshatrat që kanë mbetur pa të rinj, janë larguar të gjithë. Ky është problemi yne. T'i zgjidhim këto probleme, pastaj të merremi me Iranin”, shtoi Kokomani.
(A2 Televizion)