Kjo zonë nuk ndodhet në ndonjë vend të humbur të Afrikës. Por është lagjja ngjitur me stacionin e trenit në Elbasan.
Mbetje nga më të ndryshmet thuajse në të gjitha rrugicat e lëna në mëshirë të fatit. Barishte dhe ferra që askush nuk kujdeset t’i heqin.
Dhe përballë kësaj situate banorët të lodhur sa nga realiteti aq edhe nga thirrjet e tyre që kanë rënë në vesh të shurdhër.
Edhe atje ku bashkia pas kërkesave të shumta të banorëve ka ndërhyrë më fadroma situate shumë shpejt po përsëritet pasi në mungesë të koshave banorët i hedhin sërish mbetjet në të njëjtin vend.
Edhe pse pamjet tregojnë që në këtë zonë nuk ka asnjë investim nga bashkia, sërish zyrtarë lokalë shprehen se situata është e tillë edhe nga neglizhenca e banorëve që hedhin mbeturinat gjithandej. (A2 Televizion)