Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 11:44 | Aktualitet

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së

Më 22 mars është protesta e radhës e Partisë Demokratike. Lajmin e njoftoi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu, pasi mbylli protestën. Sipas tij protestat do të vijojnë deri në fitoren e opozitës.

“Më 22 mars e gjithë Shqipëria në Tiranë e gjithë Tirana në rrugë. Vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në fitoren vendimtare. Fitore, fitore, fitore!”, deklaroi Berisha nga selia e PD.

Kjo protestë e cila përkon edhe me festën e Sulltan Novruzit, do të zhvillohet një ditë pas Asamblesë Socialiste.

Protesta e sotme e opozitës ishte më e shkurtra se çdo protestë tjetër e demokratëve, zgjati gati 110 minuta aq sa zgjati edhe seanca në parlament. Në përgjithësi protesta ishte e qetë, me disa incidente të vogla si heqja e gardhit metalik dhe ndezja e disa tymuesve. Pati pak fjalime, ishte deputeti Klevis Balliu i cili është përjashtuar nga seancat plenare dhe Ilirjana Kuçana, ndërsa u mbyll nga kreu demokrat Sali Berisha. Ky i fundit teksa falënderoi qytetarët, tha se Rama sot shënoi vetëvrasjen e tij politike, pas votimit të Kuvendit kundër kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos