Kryemadhi numëron 5 ngjarjet e ditës së sotme dhe shkëmben batuta me gazetarët para hyrjes në SPAK

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 10:29 | Aktualitet

Si çdo të enjte Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje. Para hyrjes në ndërtesën e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ka shkëmbyer batuta me gazetarët.

“Si është sot? Gjyqi im, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, iftari i kryeministrit dhe filmi im. Unë e kam fiksuar datën e para, të gjithë këta të tjerët pas meje. S'të lënë rehat! Super kopjaca!” deklaroi Kryemadhi.

Në të njëjtin proces gjyqësor me Ilir Metën, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos