1600 efektive policie për protestën e opozitës para Parlamentit

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 10:20 | Aktualitet

Para nisjes së seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet dhe votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, policia ka marrë masa të jashtëzakonshme sigurie.

Rreth 1600 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e rendit për protestën e opozitës para parlamentit, ku do të diskutohet dhe votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Përveç Policisë dhe Gardës në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rreth perimetrit të Parlamentit janë vendosur barriera metalike, kordonë policorë dhe autobotë me ujë, ndërsa efektivët janë të pajisur me maska kundra gaz dhe spraj piper, në rast nevoje për të reaguar ndaj incidenteve. Hyrjet tradicionale për deputetët janë ndryshuar për arsye sigurie, duke i futur ata nga pjesë të tjera të qytetit, për të shmangur përplasjet me protestuesit.

Protesta e Partisë Demokratike është planifikuar përpara Parlamentit, në të njëjtën kohë me seancën plenare. në krye të protestës ditën e sotme do të jenë, Gazmend Bardhi dhe Klevis Balliu, të cilët janë të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos