Malltezi kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive, Apeli shtyn seancën

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 13:48 | Aktualitet

Malltezi kërkoi heqjen e sekuestros së pasurive, Apeli shtyn

Është shtyrë seanca në Apel për kërkesën për heqjen e sekuestrove të pasurive të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Seanca gjyqësore ku do të shqyrtohej kërkesa e bërë disa javë më parë nga përfaqësuesit ligjorë të Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros për pasuritë e tij është shtyrë nga Apeli i GJKKO.

Seanca e radhës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 12:00.

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 23.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00.

Gjasat janë që seanca e sotme të jetë shtyrë, pasi në GJKKO po shqyrtohet nga gjyqtarja Emilian Muça, një kërkesë e Prokurorisë së Posaçme për përjashtimin e koleges së saj, Iliriana Olldashi, e cila vendosi zbutjen e masës së sigurisë për Malltezin, duke e lënë në “arrest shtëpie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos