Përshkallëzohet protesta, policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 09:43 | Aktualitet

Janë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit në zonën pranë pedonales, në afërsi të Parlamentit.

Policia po hedh ujë dhe gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërkohë që protestuesit janë kundërpërgjigjur duke goditur me vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu.

Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur në drejtim të godinës së Kuvendit.

Dy protestues raportohet se kanë mbetur të lënduar, dhe po transportohen nga ambulanca në spital. 

Në protestën e sotme “blutë” vendosën dy perimetra sigurie, duke mos lejuar protestuesit që të stacionohen para Kuvendit.

Kujtojmë që protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion të Kuvendit.

Përshkallëzohet protesta, policia hedh gaz lotsjellës dhe (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos