Me rrobat e të burgosurit dhe pranga në duar, opozita “merr Veliajn” në protestë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 11:32 | Aktualitet
Me rrobat e të burgosurit dhe pranga në duar, opozita “merr

Sot opozita proteston sërish përpara Bashkisë së Tiranës dhe në këtë protestë të radhës nuk kanë munguar edhe simbolikat.

Në një manekin të veshur me rrobat e një të burgosuri, është vendosur fytyra e kryebashkiakut të Erion Veliajt. Sipas tyre, Erion Veliaj e ka vendin në burg, për aferën e inceneratorëve, por edhe skandalin me drejtorët e tij.

Ky manekin është vendosur në koshin e mbeturinave dhe është sjellë në protesta, teksa opozita mban fjalën e tyre. Gjithashtu, në foto, janë edhe drejtorët e Bashkisë me mbishkrimin “hajdut”.  

Pjesë e protestës është parë edhe e bija e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila është parë me 2 gishtat lart. Në ndryshim nga herët e kaluara, ajo nuk është shfaqur me bluzën “Lironi liderin e opozitës”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos