Me traktorë në autostradë, fermerët derdhin qumështin në rrugë, kërkojnë rregullim të tregut

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 12:35 | Aktualitet

Me traktorë në autostradë, fermerët derdhin qumështin

Vijon protesta e fermerëve në Lushnje. Rreth 30 traktorë parakalojnë në mënyre simbolike me mjetet bujqësore në autostradën Lushnje- Fier. Në shenjë proteste ata kanë derdhur qumështin në rrugë.

Dhjetëra fermerë me pankarta kërkojnë ndërhyrje për situatën e ngërçit me mbledhjen e qumështit.

Blegtorë dhe prodhues të qumështit me pankarta në duar, kërkojnë mbështetje për fermat shqiptare dhe respekt për prodhimin vendas dhe ndërhyrje për rregullimin e tregut.

Në protestë marrin pjesë fermerë nga Lushnja, Fieri, Berat, Vlora, Kavaja, të cilët janë nisur me traktorët e tyre drejt rrethrrotullimit të Savrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos