Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi në “Dita Jonë” meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në 24 gradë.
“Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, deklaroi Porja në A2 CNN.
E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga nesër do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet. (A2 Televizion)