Kanë ardhur reagimet e para nga Shqipëria pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi pasditen e së enjtes një rezolutë për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.
Kreu i shtetit, Bajram Begaj, në një reagim në platformën “X” shprehet se Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej.
The United Nations General Assembly adopted today a resolution establishing July 11th as the International Day of Reflection and Commemoration of the 1995 Genocide in Srebrenicë.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 23, 2024
Albania once again affirmed its alignment with Western values by voting for and committing to the…
Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme,” shton Presidenti i Republikës.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani shprehet se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.
The UN General Assembly adopted today a resolution on the Commemoration of the 1995 Genocide in #Srebrenica.
— Igli Hasani (@IgliHasani) May 23, 2024
Every year, the 11th of July will be the day to honor victims and support the survivors of genocide in Bosnia & Herzegovina and everywhere, and a stark reminder of the…
Me votimin e kësaj rezolute, çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë- Hercegovinë dhe kudo. (A2 Televizion)