Shkrihet Komisariati i Sarandës, në pranga pothuajse i gjithë ekipi drejtues

Nga Edi Ruçi
15 Maj 2026, 22:02 | Aktualitet

Shkrihet Komisariati i Sarandës, në pranga pothuajse i gjithë

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, shefi i Krimeve të Sarandës, Andi Duro si dhe dy specialistë policie janë arrestuar ditën e sotme. Burime paraprake bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e efektivëve në ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, në Sarandë dhe Ksamil, shkruan A2CNN. 

Arrestimet erdhën pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi të premten një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, duke hetuar disa raste të ditëve të fundit që lidhen me ndërtime të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë fokusuar te dyshimet se punonjës policie kanë pasur rol aktiv ose kanë toleruar ndërtimet pa leje përgjatë vijës bregdetare.

Një ditë më parë, Policia e Sarandës arrestoi 8 persona që po kryenin ndërtime pa leje pranë bregdetit, ndërsa në kërkim u shpall edhe pronarja e tokës ku po zhvilloheshin punimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos