Mokra n’Fest, edicioni i shtatë, mes promovimit dhe ruajtjes së traditës

Nga Artin Halili
9 Gusht 2026, 15:46 | Aktualitet

Edicioni i 7-të i "Mokra n'Fest" bëri bashkë emigrantë, vizitorë e banorë të zonës, duke kthyer vëmendjen te tradita, kultura dhe mikpritja e trevës së Mokrës.

Festimet sollën një gërshetim të historisë me të tashmen, nga veshjet popullore, dollitë e dasmave, gatimet tradicionale dhe këngët e vallet popullore, e deri te sportet ujore mes peizazheve të natyrës.

Emri i Mokrës vjen nga mullinjtë e dikurshëm të ujit, ndërsa Shefqet Lushka ruan ende gurët mbi 400-vjeçarë me të cilët bluhej mielli.

Krahas promovimit të zakoneve, kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, nënvizoi rëndësinë e investimeve që po realizohen për zhvillimin e mëtejshëm të zonës.

Mokra n'Fest shihet si një ditë bashkimi e rikthimi në vendlindje, e shpallur nga Ministria e Turizmit si festa e dytë më e mirë në Shqipëri për promovimin e traditave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos