
Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në plazhin e Bunecit në Himarë duke ndëshkuar drejtuesin me gjobë 300 000 lekë të reja. Shkak u bë shkelja e perimetrit të sigurisë me mjetin Jet Ski,pas raportimit nga pushuesit.
“Menjëherë pas raportimit nga pushuesit, në adresën e Policisë e Shtetit, për një mjet lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Bunecit dhe po rrezikonte jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, organizuan menjëherë ndërhyrjen.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u konstatua mjeti lundrues Jet Ski, i cili u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. Gj., u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj, për shkelje të perimetrit të sigurisë në zonën e plazhit”.
(A2 Televizion)