Moti i keq, anulohen të gjitha lundrimet nga Durrësi drejt Barit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2024, 20:56 | Aktualitet

Moti i keq, anulohen të gjitha lundrimet nga Durrësi drejt Barit

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar anulimin e të gjitha lundrimeve me traget të planifikuar për mbrëmjen e sotme (3 tetor 2024) nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, Itali.

Vendimi vjen pas parashikimeve të Autoriteteve Detare, lidhur me motin e pafavorshëm që mund të përbëjë rrezik për udhëtimet detare.

Shërbimet e trageteve për në Bari pritet të rifillojnë mëngjesin e nesërm, 4 tetor 2024.

Pasagjerët këshillohen të planifikojnë në përputhje me rrethanat dhe të kontaktojnë operatorët ose agjencitë e tyre të trageteve për përditësime të mëtejshme mbi nisjet e riplanifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos