Shuhet ish-ambasadori, Bashkim Zeneli u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 19:27 | Aktualitet

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-ambasadori Bashkim Zeneli, një nga emrat e njohur të diplomacisë shqiptare. Ambasadori u shua në Gjermani, pranë familjarëve, ku jetonte vitet e fundit.

Bashkim Zeneli mbetet një diplomat karriere që do të kujtohet si një prej figurave të rëndësishme të jetës publike shqiptare, një politikan modern që kontribuoi në proceset e demokratizimit të Shqipërisë dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Nderimet zyrtare në kujtim të tij do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos