Moti i keq në Adriatik, pezullohet lundrimi i tragetit të linjës Durrës-Bari

Nga A2 CNN
14 Mars 2025, 10:21 | Aktualitet

Moti i keq në Adriatik, pezullohet lundrimi i tragetit të linjës

Moti i keq që pritet të prekë vendin tonë në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme ka dhënë efektet e para, teksa pas Kapitenerisë së Vlorës edhe ajo e Durrësit ka pezulluar lundrimet e trageteve.

Në njoftimin e Kapitenerisë thuhet se si pasojë e kushteve të pafavorshme meteorologjike në Adriatikun Jugor, me erë nga drejtimi Jug, forca 8 Beaufort, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë pezulluar lundrimet e tyre për ditën e sotme.

“Pasagjerët e prekur nga ky ndryshim janë njoftuar në lidhje me situatën. Ndërkohë, trageti AF Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona do të mbërrijë dhe do të niset sipas grafikut të parashikuar”, thuhet më tej në njoftim.

Lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë normalisht më 15 mars, sipas orareve të planifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos